Lajmet konspirative për Covid-19, iu vihet flaka antenave të rrjetit 5G

Pas lajmeve konspirative në internet se rrjeti 5G ka lidhje me krizën e koronavirusit, shumë antenave në Britani, iu është vënë zjarri.

Marketing

Zjarrfikësit britanikë u angazhuan për të vënë situatën në kontroll, ndërkohë që pamjet e flakëve shpërndaheshin në internet.

Nga ana e tyre, kompanitë celulare në Britani thanë me një deklaratë të përbashkët se sulmet ndaj antenave kishin penguar punën e domosdoshme në infrastrukturën e vendit, ndërkohë që vazhdojnë të këmbëngulin se nuk ka asnjë provë shkencore që ta lidhin 5G-në me pandeminë.

Po ashtu, disa persona të famshëm të ekranit janë kritikuar sepse janë bërë pjesë e përhapjes së lajmeve, si aktori amerikan Woody Harrelson dhe boksieri britanik, Amir Khan