E shtuna është dita e tretë me radhë që mediat, sidomos ato spanjolle dhe italiane, vazhdojnë t’i intensifikojnë lajmet për aferën Ronaldo – Juventus.
E përditshmja spanjolle “Marca” i ka dhënë të rejat më të fundit rreth largimit të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në drejtim të Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Pas bisedimeve mes Jorge Mendez dhe Jose Angel Sanchez, hapi final i mbetur është që Juventusi t’i bëjë ofertë në vlerë 100 milionë euro Real Madridit për Cristiano Ronaldon. Megjithatë, prapa shifrës 100 milionë euro qëndrojnë disa detaje delikate që duhet të zgjidhen.

Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo kanë mosmarrëveshje rreth mënyrës sesi duhet të largohet portugezi. Përtej parasë, Real Madridi dëshiron që Cristiano Ronaldo të marrë përgjegjësinë për largimin e tij, para se ta japë dritën jeshile për transferimin e tij zyrtar në Juventus.

Real Madridi dëshiron që opinioni ta kuptojë se qëllimi i klubit nuk është ta shesë Cristiano Ronaldon. Por, Ronaldo është i mendimit se klubi dëshiron ta largojë. Problemi nuk është te 100 milionë eurot që Juventusi dëshiron t’i ofrojë. Problemi është te mënyra e largimit të lojtarit.

Derisa Ronaldo të jetë në gjendje që publikisht ta konfirmojë qëllimin e tij për t’u larguar dhe të marrë pozicion të njëjtë si agjenti i tij para dy dite në një intervistë, Real Madridi është i gatshëm ta nderojë marrëveshjen për ta ulur çmimin e klauzolës së lirimit të Ronaldos nga 1 miliard euro në 100 milionë euro.

Cristiano Ronaldo e di se klubi dëshiron që ai të marrë përgjegjësi për largimin e tij dhe po ashtu e di se fjalët do t’iu shtrembërohen sapo të largohet nga klubi. Reali është duke e detyruar Ronaldon duke e drejtuar gishtin kah klauzola e tij nëse ai nuk e merr përgjegjësinë për largimin nga klubi.

Ronaldo nuk është i gatshëm ta nënshkruajë një marrëveshje konfidencialiteti e cila do t’ia parandalonte që në të ardhmen ta paraqesë versionin e tij të largimit. CR7 duhet të marrë përgjegjësi për t’u larguar, ky është kusht i panegociueshëm për Real Madridin

Artikulli paraprakKryetari i komunës së Çairit, Ganiu uron mirë se adhjen mërgimtarëve në vendlindje
Artikulli tjetërE rrallë: Flasin hoxha dhe prifti që ndajnë oborrin e njëjtë për xhami e kishë