Lamtumirë Barça! Luis Suarez zyrtarisht te Atletico Madrid

Tashmë është zyrtare! Luis Suarez është futbollist i Atletico Madrid.

Marketing

Uruguajani, që sot I ka dhënë lamturmirën e fundit Barcelonës, “Camp Nou” dhe ish-shokëve të skuadrës, do të firmosë një kontratë dy-vjeçare me madrilenët nga e cila do të përfitojë 7,5 milionë euro në sezon, raporton Mundo Deportivo, përcjell Ora News.

Suarez largohet pas disa sezonesh me Barcelonën me të cilën ka shënuar 198 gola e duke u kthyer në golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e klubit blaugrana.Sigurisht që gjatë eksperiencës te Barcelona nuk kanë munguar as trofetë. Suarez numëron 1 Champions League, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Europe, 4 kampionate, 4 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa të Spanjës.