Lamtumirë De Gea, ”supermeni” po transferohet në Serie A

Juventusi është duke u lidhur me transferimin e David De Gea, por kërkesa prej 75 milionë funtesh e Man Unitedit mund të jetë e papërballueshme për ”Zonjën e Vjetër”.

Marketing

Portieri ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Man Unitedi, drejt Real Madridi, por tashmë klubi madrilen e ka zëvendësuar atë me Thibaut Courtois.

Sipas The Sun, burimet e afërta me Juventusin dhe Man Unitedin bëjnë me dije se kampioni italian është favorit për De Gean.

Megjithatë, klubi i Premier Leagues do të kërkojë 75 milionë funte nga Juventusi për shërbimet e spanjollit.
Juventusi nuk e ka nevojë esenciale transferimin e një portieri, pasi që tashmë në dispozicion ka Wojciech Szczesny dhe Mattia Perin.

Por, ardhja eventuale e De Geas do ta përforconte skuadrën edhe më shumë drejt arritjes së objektivave.

Marketing