Lansohet raketa nga luftanija amerikane, godet me precizitet cakun nga 402 kilometra

Raketa SM-6 (Extended Range Active Missile) e marinës amerikane, me sukses ka goditur cakun e simuluar gjatë stërvitjeve të quajtur me emrin e koduar Unmanned Systems Integrated Battle Problem.

SM-6 është lansuar nga luftanija UUS John Finn jo larg brigjeve të San Diegos, kurse cakun e ka goditur nga një distancë prej 402 kilometra.

Caku është goditur falë përdorimit të dhënave që janë mbledhur nga anijet dhe fluturaket me dhe pa pilot.

Marketing

“Detyra ka qenë komplekse, kemi angazhuar edhe mjete me ekuipazh dhe pa – duke bërë një lloj eksperimenti”, ka deklaruar admirali amerikan James Aiken.

Përdorimi i dronëve për të ndihmuar në precizitetin e goditjes së caqeve – do ta ndihmojnë marinën të zbulojë, përcjell dhe shkatërrojë pajisjet ushtarake të armikut, madje edhe nëse gjenden qindra kilometra larg.

Marketing