Largimi i kuadrove profesional, problem për ekonominë

Kuadrit me arsim të lartë në vend para së gjithash i nevojitet shtet i qëndrueshëm i cili ekonomikisht është i lidhur me BE-në. Në këtë mënyrë hapen më shumë mundësi për investime dhe për shfrytëzimin e fondeve që janë në dispozicion. Ky është modeli me të cilin Sllovenia ia del që t’i mbajë brenda vendi kuadrot profesional. Arsimi është i lidhur ngushtë me ekonominë, prandaj në këtë vend nuk ka tepricë të ekonomistëve, por të gjithë e gjejnë vendin në tregun e punës.

Marketing

“Arsimi është ajo që i lidh këto tri fusha. Prandaj, sfida më e madhe është se si të arsimohen kuadrot e reja dhe si këto kuadro të kualifikimit të lartë të mbeten në vendin e tyre dhe të mos largohen jashtë tij”, tha Metka Tekanviçiq, dekane e Fakultetit Ekonomik, Lubjanë

Në takimin e sotëm ministrja për tërheqjen e investimeve të huaja, Zorica Apostolska, nuk kishte informacione se sa prej studentëve tanë që shfrytëzojnë bursa jashtë vendit kthehen dhe vazhdojnë të punojnë në vend. Por, deklaroi se një kompani e huaj tashmë është marrë vesh që dy persona të kthehen dhe të punojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Nga takimet që i kam me investitorët tashmë kam informata pozitive se kanë filluar t’i kthejnë pas. Informata e fundet është se tashmë janë kthyer dy kuadro të arsimuar dhe të përgatitur në njërën nga kompanitë tona të huaja”, theksoi Zorica Apostolska, ministre pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja.

Një ndër problemet kryesore të ekonomisë vendore është se si të angazhohet kuadri i kualifikuar i punës. Në kohë kur një numër i madh i ekonomistëve dhe juristëve të diplomuar qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, biznesmenët vendor dhe ata të huaj kanë nevojë për kuadër profesionist, i cili del nga fakultetet teknike. Si problem shtesë, me vite tashmë më shumë se 80% të studentëve ardhmërinë e tyre pas përfundimit të studimeve e shohin në vendet e zhvilluara evropiane.

Marketing