Largimi i Messit nga Barcelona, La Liga: Të paguhet klauzola

Duket se largimi i Lionel Messit nga Barcelona nuk do të  jetë i lehtë. Të paktën jo pa paguar detyrime financiere, nga të cilat ylli argjentinas mendoi se do të “shpëtonte” duke shfrytëzuar një pikë të kontratës.

Marketing

E ndërsa Messi nuk është paraqitur së fundi as për testimin Covid, në një reagim publik, La Liga organi më i lartë i futbollit në Spanjë, ka bërë të qartë se çdo klub që do të tentojë të ketë Messin, duhet të paguajë klauzolën dhe se ai nuk mund të largohet falas.

Mediat flasin për një vlerë rreth 700 milion euro, ndërsa La Liga informon se do të lëshojë lejekalimin e Mesit në rast se klubi që e blen nuk do ta paguajë klauzolën e largimit.

“Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një ‘klauzolë të përfundimit të parakohshëm dhe në mënyrë të njëanshme deri më 26 qershor. Në përmbushje të normative përkatëse, La Liga nuk do të japë lejekalimin për lojtarin, në rast se nuk paguhet klauzola”, shkruhet në qëndrimin zyrtar.

Marketing