Largohen të gjitha deponitë e egra në Shuto Orizare

NP “Higjiena Komunale”-Shkup sot filloi aksion për pastrim gjeneral në komunën Shuto Orizare. Aksioni do të zhvillohet gjatë disa ditëve që vijojnë, ndërsa ne kuadër të tij do të bëhet fshirje me dorë dhe larje e të gjitha bulevardeve dhe rrugëve shërbyese të kësaj komune.

Marketing

Në aksion do të angazhohen afërsisht 30-të punëtorë, kurse nga mekanizimi do të përdoren: dy automjete special komunale, një automjet komunal special – fshesë, dy automjete speciale kiper, një ngarkues dhe dy autocisterna të cilat do të qarkullojnë gjatë ndërrimit të parë dhe të tretë.

Në prani të kryetarit të komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, drejtori i NP “Higjiena Komunale” –Shkup, Abdusamed Shabani, e lajmëroi fillimin e aksionit duke theksuar se në këtë komunë më të shprehura janë “pikat e zeza” ku vazhdimisht formohen doponi të egra.

“Do t’i angazhojmë të gjitha resurset e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, me qellim që në kuadër të aksionit të largohen të gjitha deponitë e egra në Shuto Orizare, të cilat formohen si rezultat dhe hedhjes së parregullt nga ane qytetarëve dhe e subjekteve juridike”- deklaroi drejtori Abdusamed Shabani.

SAMSUNG CSC
Marketing