Larja e rregullt e duarve zvogëlon numërin e vdekjeve të fëmijëve nga sëmundjet të ngjashme si diarea, i cili është shkaku i dytë i vdekjeve të fëmijëve dhe të tilla si pneumonia.

Ekzistojnë së paku 6 herë apo 6 faza kritike kur larja e duarve është e domosdoshme:

– Pas përdorimit të banjos (private ose publike).
– Pasi të ndërroni pelenën foshnjës.
– Para se ta ushqeni fëmijën.
– Para se të hani ose të përgadisni ushqimin.
– Para dhe pasi të merreni me mish – pasi mundësia e ndotjes është shumë e madhe.
– Kur kapni dorezën e derës, sidomos kur jeni në spital ose në ndonjë vend publik.

Për ta reduktuar përhapjen e mikrobeve dhe për ta mbrojtur vetën, gjithmonë duhet të lani duart para dhe pas kujdesit për ndonjë të sëmurë, transmeton lajmi.net

Përveç sapunit që është shumë efektiv në largimin e mikrobeve, alkooli është rreth 30 për qind më efikas.

Mjekët këshillojnë që të jeni të kujdesshëm me larjen e duarve sepse shumica e infeksioneve vinë me ushqimin dhe futen në organizëm përmes gojës.