Laskova: Vitin e ardhshëm, gjysma e përbërjes politike në vend do të jenë femra

Kreu i Forumit të Grave në LSDM, Cvetanka Laskova gjatë marshit tradicional të organizuar nga LSDM-ja, për nder të Ditës së Gruas u shpreh se është optimiste që deri në vitin tjetër 50% e përbërjes politike në vend do të jenë femra.

Marketing

“Po dërgojmë një mesazh të fortë, jemi të barabartë. Lufta për barazi vazhdon. LSDM-ja nuk do të ishte luftëtar për demokraci pa femrat. Mes nesh ka edhe prej atyre që i kemi lënë të zhgënjyer, por Forumi i Grave është i hapur për të ndihmuar të gjithë. Ne do të vazhdojmë të rrisim vetëdijen dhe jemi krenar që në Kodin Zgjedhor ka hyrë kuota 40% për gratë, ndërsa deri në vitin 2020 do të jemi 50%.

Marketing