Lautaro: Udhëtojmë ndaj Juventusit me trofeun në xhepin tonë

9:48 | 13 Maj 2021

Marketing

Inter ka siguruar pikët e nevojshme për t’u shpallur kampione e Italisë këtë sezon.

Ndeshja e ardhshme e ‘Nerazzurrve’ do të jetë pikërisht ndaj skuadrës e cila ka dominuar në 9 vitet e fundit, Juventus, transmeton lajmi.net.

Lautaro Martinez, njëri nga lojtarët kryesor në ftimin e këtij trofeu është shprehur para ndeshjes se ka qenë e rëndësishme ta fitojnë trofeun përpara udhëtimin në Torino.

“Ata kanë fituar për nëntë vjet, kështu që është e rëndësishme të shkojmë atje dhe të luajmë ndeshjen me Scudetto tashmë të fituar,” tha Lautaro Sky Sport Italia.

“Ne do të shkojmë atje me Skudeton e 19-të në xhepin tonë.”

Juventus do të mirëpres në Torino skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte më 15 maj./Lajmi.net.