Lavatriçja shkak për zjarrin në një banesë në Aerodrom

Mbrëmë në lagjet Autokomandë dhe Aerodrom të Shkupit zjarri ka kapluar dy apartamente. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Marketing

Siç informon komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, Zvonko Tomovski, një zjarr ka shpërthyer në orën 3 e 15 pas mesnate në Aerodrom dhe në 4 e 40 tjetri në Autokomandë.

Marketing