Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov ka thënë se janë përkushtuar gjithmonë për zgjidhjen e këtij problemi, pa ndërhyrje nga jashtë, si dhe ka shtuar se më herët kanë njoftuar se do ta përkrahin marrëveshjen e cila do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë, këtë e deklaroi Lavrov pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias.

“Gjithmonë kemi theksuar se jemi të përkushtuar për të gjetur një marrëveshje mbi këtë problem, pa ndërhyrje të jashtme, pa imponuar kushte të caktuara. Kemi thënë se do të mbështesim marrëveshje çka do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë dhe e cila do të ketë mbështetje të gjerë të popullit. Shpresoj se marrëveshja që është publikuar dje është ashtu”.

Ndërsa Kocias ka thënë se politika e jashtme e Greqisë është aktive, dhe demokratike, si dhe mbi këto kushte, Qeveria greke është duke e zgjidhur këtë problem me qëllim që t’i jepet fund kontestit për emrin.