Lazarevski: PP ka kapacitet të veprojë për të gjitha lëndët edhe pse nuk disponon me resurset si PPS

Prokuroria Publike ka kapacitet të veprojë për të gjitha lëndët, edhe pse nuk disponon me resurset të cilat i ka Prokuroria Publike Speciale në pjesën e gjendjes materialo-financiare dhe me kuadrin, thotë në intervistë për MIA-n, Bogdan Lazarevski, prokurori publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë – koordinator për marrëdhënie me opinionin në prokuroritë publike.

Marketing

Ai shton se lëndët e PPS-së nga opinioni ndiqen me interesim të veçantë dhe se PP e respekton atë.

“Mu për këtë, veprimi me lëndët e tilla nënkupton një transparencë të madhe dhe kjo paraqet barë plotësuese, por të vetëdijshëm për nevojën do të ballafaqohemi dhe kjo për ne nuk është pengesë. Përkundrazi, pikërisht duke siguruar transparencë në veprimin edhe me lëndë të tilla, prokuroria publike do t’i tregojë opinionit se ne të gjithë jemi prokurorë dhe të gjithë punojmë sipas ligjeve të njëjta, se nuk ka dallime”, thotë Lazarevski.

Në pyetjen lidhur me standardin për transparencë ndaj opinionit që e shtroi Prokuroria Publike Speciale, prokurori Lazarevski përgjigjet se gjegjësisht standardi ligjor dhe profesional është diku midis transparencës shumë të madhe ndaj opinionit dhe mbylljes së plotë ndaj opinionit.

“Vlerësoj se dëshira për transparencë më të madhe ndaj opinionit nuk guxon të nënkuptojë rrezikimin e të drejtave të personave të involvuar në procedurat apo shkeljen e të drejtës së privatësisë dhe të prezumcionit të pafajësisë. Gjithashtu, është joprofesionale ta “udhëhiqni” procedurën penale përmes mediave dhe të krijoni mendim publik i cili më pas do të kishte ndikim ndaj sjelljes së vendimeve”, thekson ai.

Në intervistën për MIA-n të cilën tërësisht do ta publikojmë nesër, Lazarevski u përgjigjet edhe pyetjeve lidhur me lëndët për arratinë e Gruevskit, për vaksinat, për fondin pensional, për sistemin AKMIS, për besimin e vogël në opinion ndaj PP si edhe për atë nëse PP do ta bart barrën e interesit publik me ndërmarrjen eventuale të lëndëve të Prokurorisë Publike Speciale.

Marketing