Lazaro: Zgjodha Interin për shkak të Contes

Lazaro ka treguar se Antonio Conte e bindi t’i bashkohet Interit. Ai ka nënshkruar deri më 2023.

Marketing

23-vjeçari anësor, Valentino Lazaro, kompletoi këtë javë transferimin nga Hertha Berlin te Inter për 22 milionë euro plus bonuse, derisa ka nënshkruar deri më 2023.

Ai ka thënë se një ndër arsyet se pse zgjodhi zikaltrit është edhe trajneri, Antonio Conte.

“Inter është klub fantastik, aktualisht në nivel të lartë me histori të suksesshme, plus ata janë në Champions League”, u shpreh fillimisht reprezentuesi i Austrisë.

“Biseda që kam pasur me Antonio Conten dhe projekti më bindën për të ardhur këtu. Falë Contes, e di se mund të rritëm ende si lojtar”.

“Serie A gjithmonë ka pasur një profil të lartë dhe mezi pres të startoj. S’mund ta krahasosh me Bundesligën, kanë komplet një kulturë tjetër të futbollit”.

Marketing