LAZIM DESTANI: E gëzofsh ushtrinë Kosovë!

Kosova gjithmonë e ka patur ushtrinë e trimave e trimneshave që i ka lindur atdheu e që kanë luftuar brez pas brezi për çlirimin e kësaj toke. Ndërsa ushtria që formohet në këtë ditë historike sot është një ushtri moderne e standardeve të NATO-s e cila tashmë do ta mbrojë Kosovën e pavarur.

Marketing

Ushtria e Kosovës është një ëndërr e realizuar e gjithë atyre që punuan e luftuan për lirinë e atdheut si dhe gëzim e krenari për gjithë popullin shqiptar. Ajo garanton paprekshmërinë e integritetit dhe sovranitetin e vendit si dhe është faktor stabiliteti në rajon.
Rroftë Ushtria e Kosovës!

Marketing