Lazim Destani e përkujton ndryshe Adem Demaçin (FOTO)

Humbja e Adem Demaçit ka pikëlluar shumë njerëz. Rrjetet sociale janë mbushur me përkujtime, ngushëllime e fjalë të mëdha për Mandelen e Kosovës, njeriun që i dha shumë këtij vendi.

Marketing

Adem Demaçi ishte e do të mbetet figurë e pa përsëritshme. Atë e ka kujtuar edhe intelektuali, veprimtari e biznesmeni i suksesshëm shqiptar Lazim Destani, shkruan Kosovarja përcjell Fakte.

“I dhimbshëm lajmi mbi vdekjen e Adem Demaçit. Iku nga kjo jetë njeriu i letrave shqipe, njeriu që sakrifikoi dhe ia kushtoi tërë jetën lirisë së atdheut. Adem Demaçi nuk ndahet vetëm nga familja dhe te afërmit e tij por ai është ndarë nga trungu ynë kombëtar. Andaj, ngushëllime familjes e miqve, ngushëllime botës letrare dhe gjithë kombit tonë. U prehtë në paqe shpirti i tij”.

Ky është mesazhi i Lazim Destanit lënë në faqen e tij në Facebook pas marrjes së lajmit të pikëllueshëm për ikjen e përgjithmonshme nga kjo botë të Adem Demaçit. Destani, këtë mbishkrim e ka shoqëruar edhe me një foto ku shihet përkrah të ndjerit.