Lazim Destani: Urime Shkëndija për çmimet e fundvitit!

Është kënaqësi që po më vijnë kaq shumë urime për çmimet e fundvitit që Federata e Futbollit e Maqedonisë i dha Klubit të Futbollit Shkëndija.

Marketing

Andaj, në këtë atmosferë festive të fundvitit, po jua përcjell urimet e mia më të mira futbollistëve, stafit teknik dhe menaxhmentit të klubit që me rezultatet që arritët e bëtë Shkëndijën të dominojë me çmimet e fituara në këtë ceremoni festive të organizuar nga FFM.

Me këtë rast dua ta nënvizoj, se nga çmimet që mori Shkëndija, në mënyrë të veçantë më gëzoi çmimi, Ekipi më “Fair Play” i vitit.

Uroj gjithashtu, në vitet që vijnë, kuqezinjtë tanë të vazhdojnë rrugën e sukseseve duke u ngjitur gjithnjë e më lartë për tu sjellë emocion e gëzim të gjithë tifozëve që me kënaqësi i ndjekin ndeshjet e Shkëndijës.

Marketing