Lazim Destani uron Ditën e Alfabetit shqip

Sot, jo vetëm në Maqedoni, shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 111 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit.

Marketing

Siç dihet, Kongresi i Manastirit i zhvilloi punimet nga data 14-22 Nëntor 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë, nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin, me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe Në Manastir kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë, nga të gjitha trojet shqiptare. Manastiri, në atë kohë, ishte qendër e konsujve dhe ishte më i sigurti për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit zgjidhet Mit’hat Frashëri, kurse nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi. E motra e Gjergjit, Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, e që, si rezultat i kësaj pune, më 28 Nëntor të vitit 1912, u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Dhe, që nga ajo kohë, e edhe në ditët e sotme, Kongresi i Manastirit shënohet me aktivitete të ndryshme në të gjitha trevat shqiptare.
E, sot, këtë festë të veçantë për kulturën dhe kombin tonë, e ka shënuar edhe filantropi e biznesmeni i njohur shqiptar, z. Lazim Destani, i cili, për këtë rast të veçantë e historik, ka zgjedhur dhe publikuar në “Facebook”-un e tij këto fjalë:

Marketing