Lazim Destani, uron Shkëndinë për titullin e Kampionit

URIME SHKËNDIJA!
Gëzuar titullin e kampionit! Fitorja juaj e sotme edhe matematikisht dhe zyrtarisht e vulosi titullin tuaj Kampion edhe për këtë stinor, 2018/2019. Ju kam ndjekur si gjithmonë, gjatë gjithë kampionatit, dhe sigurisht me lojën tuaj të bukur na sillni plot kënaqësi dhe emocion. Për nivelin tuaj flet edhe diferenca e pikëve që jua siguron këtë titull tashmë katër ndeshje para mbarimit të stinorit.
Për sukseset e arritura ju uroj së bashku, ju lojtarëve, stafin teknik si dhe menaxhmentin e klubit. Uroj të vazhdoni me përkushtim punën tuaj deri në fund të stinorit në mënyrë që kupat europiane t’i presim sa më të përgatitur.
Me këtë rast, jua përcjell urimet e mia të gjithë ju tifozëve dhe adhuruesve të Shkëndijës së bashku me tifo-grupin Ballistët, që me ëndje i ndiqni sukseset e kuqezinjve tanë që gjithmonë na sjellin gëzim, kënaqësi e krenari.

Marketing