Lazio i cakton çmimin Immobile

Ciro Immobile nuk është i paprekshëm.

Marketing

Skuadra e Lazios i ka caktuar një çmim yllit të skuadrës që njëkohësisht është lojtari më në formë në Serie A, Ciro Immobile.

‘Calciomercato’ raporton se Lazio kanë vënë një çmim prej 90 milionë eurove për yllin italian, transmeton lajmi.net.

Presidenti i klubit, Claudio Lotito, shpreson të tërheq vëmendje për 30 vjeçarin që ka shënuar27 gola nga 26 paraqitje në Serie A këtë edicion.

Deri më tani nuk ka ndonjë skuadër që ka shfaqur interesim për reprezentuesin italian, por në fund të sezonit gjërat mund të ndryshojnë.

Marketing