Lazio përmbys Interin në ‘Olimpico’ dhe i merr vendin e dytë

Në “Olimpico” të Romës u luajt sfida më e rëndësishme e javës së 24-t të Serie A mes Lazios dhe Interit.

Marketing

Lazio arriti të fitojë me rezultatin 2-1, duke marrë tri pikë të çmuara, që e ngjitin në vend të dytë, duke parakaluar pikërisht zikaltrit, të cilët zbresin të tretët.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Interit me rezultatin 1-0, me golin e shënuar në minutën e 44-t nga Ashley Young.

Lazio përmbys rezultatin në fraksionin e dytë. Fillimisht Immobile barazon me penallti në minutën e 50-të, ndërsa avantazhin lacialëve ua jep Milinkovic-Savic në të 69’.
Deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe Lazio konfirmohet pretendente serioze për titull, teksa tashmë është vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues.

Marketing