Lazio, rajoni i parë italian që pajis qytetarët me pasaportën e vaksinimit

Lazio është rajoni i parë italian që ka gati dhe po plotëson pasaportën e vaksinimit për qytetarët e imunizuar.

Marketing

Këshilltari për Shëndetin, Alessio D’Amato tha se vendet se ku do të përdoret kjo pasaportë do të përcaktohet nga organet kompetente.

“Lazio është rajoni i parë italian që mbush të dhënat shëndetësore të përdoruesit individual në mënyrë elektronike. Në këtë pasaportë ka të dhëna personale, data për dozën e parë dhe dozën e dytë të vaksinës, lloji i vaksinës. Ne jemi rajoni i parë që e bëjmë këtë sepse ne e konsiderojmë atë një shërbim. Se ku do ta përdorni këtë pasaportë, do të përcaktohet nga organet kompetente.”

Marketing