LDK-ja inicion mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, që erdhi pas shkarkimit të ministrit Agim Veliut nga kryeministri Albin Kurti.

Marketing

Mustafa pas mbledhjes në konferencë për media tha kanë vendosur të inicojnë misionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, transmeton Indeksonline.

“Patëm mbledhjen e kryesisë trajtuam situatën aktuale në vend të shkaktuar nga rrezikimi i prishjeve me SHBA-të si rezultat i mos heqjes së tarifës mbi bazën e kërkesës së tyre dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje, të Agim Veliut.

Për neve është veprim se Kurti s’dëshiron të bashkëpunojë me ne, se ai s’do të bëj veprime që sigurojnë relacione të shendosha me SHBA-të.

Këtë e diskutuam në kryesi dhe kemi vendos që LDK të inicioi misionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti se s’dëshirojmë të jemi pjese e një qeverie të tillë”.

Marketing