LDK-ja shkarkon nga pozitat drejtuese Vjosa Osmanin

Këshilli Drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes sistemit online ka votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat drejtuese të partisë.

Marketing

Këtë lajm e ka bërë të ditur deputeti Haxhi Avdyli, i cili ka akuzuar iniciuesit e këtij votimi për manipulim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin përmes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerëzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetëm një manipulim interneti e asgjë më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frikacak si gjithmonë i disa njerëzve që s’kanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së. Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Ekzistoni mundësia që rezultatet i këtij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj s’ka vlerë as juridike as obligative për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si një sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirët konform rregullave demokratike.

Marketing