LDK mbledh kryesinë një ditë para votimit të qeverisë së re, vendoset për emrat e ministrave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë në të cilën pritet të caktohen edhe emrat e ministrave nga ky subjekt.

Marketing

Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.

Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për mediat.

Ndërkohë, nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë ditën e sotme me mbledhjen e firmave për peticionin që ka kërkesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Tensionet politike janë shtuar edhe më shumë në Kosovë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi ditën e djeshme aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhej se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

Marketing