Le Drian: Franca mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë

Franca e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ato sipas aftësive duhet të përfshihen drejt Bashkimit Evropian, kur të gjitha kriteret për inkuadrimin e tyre do të plotësohen në tërësi, porositi ministri francez i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë.

Marketing

Qëndrimin e Le Drian e transmetoi zëdhënësja e Ministrisë franceze të Evropës dhe Punëve të Jashtme, Anjes Fon Der Mil, kumtoi Ambasada franceze në Shkup.

“Në të njëjtën kohë, BE-ja duhet të rindërtohet edhe funksionimi i saj që të përmirësohet para se të jetë në mundësi të pranojë vende të reja anëtare. Konkludimet e miratuara nga Këshilli më 26 qershor të këtij viti kanë të bëjnë për ato momente.

Pa vendim në këtë fazë për hapjen e negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë dhe Shqipërinë, konkludimet i vlerësojnë përpjekjet e këtyre vendeve të bëra në muajt e fundit për përafrimin e tyre deri tek Unioni. Edhe krahas asaj që nuk është formal kriteri për procesin e zgjerimit, marrëveshja nga qershori lidhur me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë paraqet zhvillim të konsiderueshëm të ngjarjeve për rajonin”, mendon Le Drian.

Lidhur me anëtarësimin në NATO, Le Drian mendon se nënshkrimi i marrëveshjes e arsyeton ftesën për fillimin e bisedimeve për inkuadrim drejt Aleancës, përmes Deklaratës nga Samiti në Bruksel.

Sa i përket hapjes së negociatave për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian, ai shton se konkludimet e Këshillit nga qershori parashikojnë sërish të analizohet situata në Shqipëri dhe në Maqedoni, në qershor të vitit 2019, në bazë të raportit të Komisionit dhe duke e pasur parasysh numrin e madh të kritereve, duke e përfshirë edhe avancimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne do ta ndjekim realisht avancimin e arritur, në kontekst të raporteve nga Komisioni nga 17 prilli të cilët zbulojnë mangësi në këto dy zona. Në ndërkohë, nga rëndësia esenciale është që të zhvillohet bashkëpunimi praktik midis vendeve ballkanike dhe Bashkimit Evropian, me qëllim që të vazhdohet me përforcimin e rajonit në Evropë.

Në këtë mënyrë, dukshëm kemi kontribuuar ndaj axhendës së prioriteteve të miratuar në samitin në Sofje më 17 prill të vitit 2018, me të cilin definohen shumë mënyra të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe në sferën e qeverisjes së të drejtës, lidhshmërisë dhe të rinjve”, thekson Le Drian.

Marketing