Lë emigrantët në autostradë dhe vazhdon të ikë nga policia

Gjithsej 14 emigrantë prej të cilëve 11 afganë dhe tre pakistanezë janë gjetur dje pasdite pas vendkalimit Miravc në autostradën Gjevgjeli-Shkup.

Marketing

Siç kumtoi MPB, policia së pari e ka vërejtur, ndërsa pastaj edhe është nisur pas automjetit “Honda” në të cilin ishin emigrantët. Ka qarkulluar drejt Shkupit me shpejtësi të madhe, ka pasur targa të Shkupit, ndërsa me të ka qarkulluar R.F. (41) nga fshati Hasanbeg i Shkupit.

Në një moment, “Honda” është ndalur, emigrantët kanë dalë nga makina, pas së cilës ka vazhduar të qarkullojë, por për një kohë të shkurtër është zënë.

R.F. është privuar nga liria, ndërsa pas konsultimit ne Prokurorin Publik emigrantët janë marrë për procedurë të mëtutjeshme.