Ledri: Jam këtu për të qëndruar

Ledri Vula po vazhdon pandalshëm me suksese të njëpasnjëshme, dhe mbetet një nga artistët më të kërkuara dhe më të dashur shqiptar.

Marketing

Me projektet të shumta të cilat me tu dëgjuar kthehen në hite dhe mbrëmje muzikor pandërprerë, ai gëzon një numër të madh adhuruesish brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Adhuruesit e tij kanë treguar që janë të ‘çmendur’ pas tij duke bërë veprime të ndryshme për të treguar dashurinë e madhe që kanë për të.

Ndërsa, as reperi nuk i zhgënjen asnjëherë, ai edhe në një imazh që ka ndarë së fundi në ‘InsatStory’ ka treguar se reprin do ta kemi në maja të muzikës edhe për shumë vite.
Përmes një fotografie që ka postuar Ledri ka shkruar “Jam këtu për të qëndruar”.

Projekti i fundit i Ledrit ‘M’ke harru’, erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahun.