Ledri Vula braktis muzikën edhe pse këtë vit ishte artisti më i rëndësishëm i playlistave dhe top listës

Që prej fillimit të karrierës së tij muzikore, Ledri vula ka qënë një emër i rëndësishëm për muzikën shqiptar, sidomos vitet e fundit. Ndërkohë që emri i tij dhe projektet muzikore lakohen thuajse në çdo klasifikim muzikor, duke qëndruar në pozicionet më të rëndësishme, kohët e fundit, reperin e kemi parë paksa të distancuar nga prurjet e reja muzikore.

Marketing

Projekti i tij më i fundit muzikor është “M’ke harru”, një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, i cili është publikuar rreth 4 muaj më parë por edhe kjo këngë nuk mund të quhet tamam prodhim i Ledrit pasi është pikërisht Ermali ai që e ka ftuar artistin në këtë bashkëpunim.

Kujtojmë që Ledri ka qënë një ndër artistët më aktiv në treg, duke u konsideruar si një ndër këngëtarët më të rëndësishëm në klasifikimet muzikore por edhe në “The Top List”, duke u renditur shumë herë në vendin e parë.

Por çfarë po ndodh me Ledri Vulën?
Misteri është zgjidhur vetëm pak ditë më parë, ku vetë reperi bëri një postim në rrjetet sociale, duke zbuluar faktin se përvec muzikant tashmë Ledrin do e njohim edhe si biznesmen.
Në postimin e tij, artisti sqaron se ka vendosur të sfidojë vetën në një fushë tjetër dhe bëhet fjalë për atë të biznesit.

Ajo ka treguar se gjatë udhëtimeve të tij të shpeshta ka patur kontakte me shumë njerëz, të cilët i kanë ofruar bashkëpunime për biznese të ndryshme dhe kështu artisti është takuar me një shokun e klasës së tij dhe të dy punuan për muaj të tërë për idenë e Frix, një brand i krijuar nga ata për të shërbyer pataten në formë shumë të vecantë me salcë dhe shije që me heret nuk kan ekzistuar në Kosovë. Hapja e madhe e “Frix” do të bëhet pikërisht pasditen e sotme. Nuk na mbetet gjë tjetër por vetëm të urojmë Ledrin të shkëlqejë në nismën e ka ndërmarrë.