Ledri Vula dhe Lyrical Son nesër lansojnë hitin e kësaj vere

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës ‘Merri Merri’ që Ledri Vula solli në bashkëpunim me Butën, reperi i talentuar kosovar vjen me një tjetër bashkëpunim.

Marketing

Ai kësaj radhe vjen me Lyrical Son, ku dyshja tashmë kanë postuar edhe imazhe, të cilat janë pjesë e klipit, e që duket të jetë tejet veror.

Kënga mban titullin ‘Cubana’, ndërsa sipas menaxherit të Ledrit, Faton Shoshit ky projekt muzikor pritet të lansohet nesër. Shoshi ka postuar një instastory në llogarinë e tij Instagram ku ka shkruar: A pe qesim nesër, spom pritet ma.

Ndërsa nuk ka vonuar edhe konfirmimi i Ledrit. Ai ka postuar një instastory ku tregon se pikërisht nesër do të publikohet kënga e tij e re.

Marketing