Legalizimi i kanabisit, VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit

Opozita paralajmëron bllokim të plotë të Kuvendit pasi mbrëmë Qeveria i dha dritë jeshile tekstit të propozim- ligjit për kontrollin e drogave.

Marketing

Me të planifikohet që kompanitë që kultivojnë kanabis të munden që sasitë e prodhuara të gjethit të thatë t’i shesin jashtë vendit. VMRO DPMNE akuzon se pushteti dëshiron të legalizojë, siç shprehet, krimin e Zoran Zaevit.

Nëse ligji në Kuvend miratohet me flamur evropian, VMRO njoftoi bllokimin e të gjitha ligjeve.