Leganes dëshpëron keq Barcelonën (video)

Barcelona ka zhgënjyer përsëri në ndeshjen kundër Leganes si mysafirë, pasi që është mposhtur me rezultat 2-1. Pjesën e parë katalunasit e filluan shumë mirë, por jo edhe të dytën

Marketing

Barcelona ka vazhduar me rezultatin e radhës negativ, kësaj radhe kundër Leganes pasi që ka humbur më rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Barcelonën dhe ata kaluan shumë shpejt në epërsi, që në minutën e 12 kur Coutinho shënoi një gol të bukur.

Gjatë kësaj pjese, Messi rrahu njëherë shtyllën dhe Barcelona pati disa raste të mira për shënim por që nuk i shfrytëzoi si duhet.

Me të filluar pjesa e dytë, Leganes barazon rezultatin.

Në minutën e 52’të shënon El Zhar, ndërkaq pa kaluar një minutë Leganes shënon edhe golin e dytë kësaj radhe me Oscar.

Pavarësisht sulmeve të pareshtura, Leganes arrin që ta ruan rezultatin duke ja shkaktuar humbjen e parë Barcelonës këtë sezon.

Me këtë humbje Barcelona vazhdon të jetë në vendin e parë më 13 pikë, por ka një ndeshje më pak se Real Madrid që është në vendin e dytë me po aq pikë e që sonte luan si mysafirë i Sevillas.

Marketing