Legjenda e muzikës humb betejën me kancerin e ezofagut

Këngëtari amerikan Eddie Money është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Marketing

Ylli i viteve ’80 humbi betejën me kancerin e ezofagut. Në një video të publikuar muajin e kaluar ai zbuloi se vuante nga kanceri i ezofagut në fazën e katërt.

Eddie ka arritur sukses në vitet ’70 dhe ’80 me këngë të tilla si Two Tickets to Paradise and Take Me Home Tonight.

Money nxori në treg 11 albume dhe shiti afro 30 milionë regjistrime në karrierën e tij prej 4 dekadash.