Legjenda italiane arrestohet pasi rriti 106 bimë kanabisi

Ish ylli i Juventusit, Romës dhe Interit, Luigi Sartor është arrestuar pasi iu gjetën 106 bimë kanabisi në një fermë në Parma.

Marketing

46-vjeçari Sartor që ka luajtur te shumë skuadra si Vicenza, Parma, Verona është nën arrest.

Sipas Goal, ish mbrojtësi i krahut është përgjegjës për rritjen e marihuanës, derisa në bimët e gjetura pretendohet se janë rreth dy kilogramë drogë në secilën.

Hetuesit janë duke vëzhguar nga afër pronën sidomos pasi u kërkua dyfishimi i energjisë elektrike.

Në detajet e raportit tregojnë se ndriçimi i brendshëm është përdorur për kultivim dhe mund të shihen të gjitha kokrrat e kanabisit, derisa nga jashtë vërehet aroma e marihuanës.

Mbetet të shihet cili do jetë vendimi përfundimtar i gjykatës për ish futbollistin e njohur, që kishte fituar tri herë Kupën e UEFA-s.