Një nga më të mirët në histori të boksit, Mike Tyson, ka komentuar meçin e peshave të rënda mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.
Të dielën në orët e para të mëngjesit sipas kohës tonë lokale, në Los Anxhelos do të zhvillohet meçi i peshave të rënda në boks në versionin WBC, me Deontay Wilder që sfidohet nga Tyson Fury.

Këtë meç që cilësohet si më i rëndësishmi i këtij viti, e ka komentuar edhe Mike Tyson.

Tyson derisa ka folur për këtë meç, ka parë epërsi të Furyt ndaj Wilder.

“Edhe pse Wilder ka goditje të fortë, Fury ka një fuqi mendore shumë më të madhe, brenda e jashtë ringu. Do jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar, por besoj se Fury ka shansin e madh për të marrë fitoren”, ka thënë Tyson.