Ata i dhanë fund karrierës si futbollist duke i “varur” këpucët në gozhdë.

Arjen Robben përfundoi kontratën me Bayern Munichun dhe vendosi që të pensionohej nga futbolli ktiv në verën e këtij viti. Holandezi pati paraqitje të ndryshme për klubet si Chelsea, Real Madrid e PSV.

Claudio Marchisio gjithashtu u tërhoq nga futbolli aktiv gjatë këtij viti. Ai ishte pjesë e rëndësishme e Juventusit.

Petr Cech është një tjetër emër i madh që iu largu futbollit gjatë vitit 2019. Ai ishte pjesë e Chelseat, ku ndër vite ishte portieri i parë, ndërsa karrierën e mbylli në Arsenal në ndeshjen ndaj Chelseat në finale të Ligës së Evropës. Fatkeqësisht, nuk arriti të triumfonte.

Fernando Torres e nisi karrierën në Spanjë me Atletico Madridin për të vazhduar në Liverpool, Chelsea e Milan dhe për t’u kthyer prapë në vendlindje për dy sezone. Por, karrierën e mbylli në Japoni me Sagan Tosun në ndeshjen ndaj bashkëlojtarëve te Spanja, Iniesta e David Villa.

Samuel Eto’o, ish-sulmuesi i rrezikshëm i Barcelonës është njëri prej shumë legjendave që “vari” këpucët këtë vit. Ai e përfundoi karrierën në Katar, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur për Barcelonën, Interin, Chelsean, Evertonin e Sampdorian, ndërsa kishte një aventurë edhe në Turqi.

Xavi, një prej mesfushorëve më të kompletuar gjithashtu i dha fund karrierës këtë vit. Ai tërë karrierën pothuajse e kaloi në Barcelonë qysh nga akademia, ndërsa në vitin 2015 deri në këtë vit ishte pjesë e Al Sadd, ekip që tani e menaxhon.

Robin van Persie u tërhoq këtë vit nga futbolli pikërisht nga ekipi që ia nisi karrierës, në Feyenoord. Ai u rrit si lojtar në Arsenal për të vazhduar më pas në Manchester United e Fenerbahce.

Wesley Sneijder në Katar përfundoi karrierën këtë vit, por luajti në ekipet më me emër të botës. Ai ishte pjes e Ajax, Real Madrid e Inter.

Bastian Schweinsteiger në Shtetet e Bashkuara i dha fund karrierës si lojtar profesionist me ekipin Chicago Fire. Ai mori emër në ekipin e Bayern Munichut ku për 13 vite ishte simboli i klubit gjerman. Ai gjithashtu kaloi edhe dy vite në ekipin anglez, Manchester United.