Lehtësohen kushtet e kredisë edhe për amvisëritë dhe ndërmarrjet

Lehtësim i mëtejmë i kushteve për kredi edhe për Ndërmarrjet dhe amvisëritë, tregon anketa për aktivitetin kreditor të zbatuar në tremujorin e dytë të këtij viti.
Anketën të cilën e ka publikuar Banka Popullore, tregon se ka rritje të kërkesës edhe të kredive të korporatave dhe kredive të amvisërive.

Marketing

Sipas anketës, në tremujorin e tretë pritet lehtësim i mëtejmë i kushteve kreditore dhe rritje e kërkesës për kredi.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2019 shënohet neto- lehtësim i mëtejmë i kushteve të përgjithshme për përmirësim të kredive të korporatave. Njëjtë si në anketat tjera, një pjesë e madhe e bankave (81.9 për qind) tregojnë në kushte të pandryshuara gjatë miratimit të kredisë së ndërmarrjeve. Për tremujorin tjetër të vitit 2019 bankat presin lehtësim neto të kushteve të përgjithshme për miratimin e kredisë së korporatave, por mesatar në krahasim me pritjet nga anketa paraprake”, qëndron në Anketë.

Lehtësimet e kushteve janë në pjesën e shkallës së kamatës, por shtrëngim i vogël është shënuar në kërkesat për sigurim. Faktor kryesor në lehtësimin e kushteve kreditore ka pasur konkurrenca nga banka tjera.
Tek amvisëritë është shënuar lehtësim i kushteve kreditore te të gjitha kreditë, veçmas te ata ndërtimor që del nga lehtësimi në shkallët e kamatës së kredive banesore dhe konsumatore.

Si edhe tek kreditë e korporatave dhe te amvisëritë konkurrenca e bankave tjera ka qenë faktor me ndikim të shprehur mbi lehtësimin neto të kushteve për miratimin e dy llojeve të kredive të amvisërive që është diçka më e fuqishme tek kreditë konsumatore.
Faktorët të cilët veprojnë mbi kërkesën e kredive banesore është besimi në konsumatorët dhe kursimet e popullatës.