Lehtësohen masat kufizuese në Shqipëri, hapen parukeritë, dentistët dhe qendrat tregtare

Nga sot Shqipëria hynë në një fazë me lehtësime të reja të vendosura nga qeveria për hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit.

Marketing

Kështu 14 zona të reja të gjelbra, i shtohen hartës: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë.

Në këto zona ka zgjatje të fashës së orarit për të lëvizur nga ora 05:00-21:00 si dhe lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje.

Po nga sot do të hapen edhe blloku i tretë i bizneseve duke lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Ndryshim do të ketë edhe me karantimin e të riatdhesuarve, ku nuk do të ketë më karantinim në hotele, por të gjithë do të karantinohen në banesat e tyre.

Nga ana tjetër, në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi rregullat se: nuk lejohen qëndrimi me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Nga këta vendime përjashtohen 6 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, ku do të vijojë njëjti regjimi i mëparshëm. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara nga zona e gjelbër te e kuqja dhe e kundërta.

Marketing