Leicester vazhdon me fitore, ndjek liderin Liverpool

Leicester ka realizuar një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa.
Foxes’ triumfuan me rezultat të pastërt 1:4.

Marketing

Dy golat e Jamie Vardy (20’ 75’), i cili shënoi në ndeshjen e tetë radhazi në kampionat, si dhe Iheanacho (41’) dhe Evans (49’) ndihmuan në fitoren e mysafirëve.

Grealish (45+2’) ndërkohë shënoi golin e nderit për vendasit.
Ekipi i Brendan Rodgers është ekipi i vetëm që ndjek liderin Liverpool me tetë pikë më pak, 38 përkatësisht 46.