Lekaj thirrje mërgimtarëve: Kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion.
Përmes një shkrimi Lekaj u drejtohet në veçanti mërgimtarëve që vizitojnë Kosovën për festat e fundvitit.

Marketing

“Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme. Mirëpo prapë kjo nuk nënkupton që duhet të rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë, sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidentëve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm”.

“Duke ju thënë, ejani në vendëlindje, të gëzohemi bashkë, në të njejtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret!”.

Tutje Lekaj shtoi se si Ministri po bëjnë çdo gjë që të kemi rrugë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të mirëmbajtura mirë.

Marketing