Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hodža, të shtunën realizoi vizitë në pjesën kufitare me Maqedoninë, ku vitin që vjen pritet të vazhdohet projekti i mbetur për lidhjen e dy shteteve tona.

Postimi i plotë i ministrit Pal Lekaj:

“Një e shtune e këndshme në bukuritë natyrore të pjesës kufitare të Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Vitin e ardhshëm fillojmë asfaltimin edhe të 7 kilometrave të mbetur të këtij korridori lidhës me shtetet fqinje.

Kjo rrugë përveç se lidh shtetet, është shumë e nevojshme edhe për banorët e Dragashit dhe vendeve afër, për shfrytëzim të kullosave nga blegtorët e shumtë që ka kjo pjesë e vendit tonë”, ka shkruar ministri Lekaj në “Facebook”.