Lëkundet Greqia, dy tërmete 4,5 Rihter brenda një minute

Dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme të madhësisë 4,5 të shkallës Rihter kanë goditur ishullin grek, Nisyros, që ndodhet në jug-lindje të vendit.

Marketing

Dy tërmetet janë regjistruar me një minutë diferencë në orën 17:15 të pasdites së sot.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i parë kishte epiqendrën 24 km në jug-perëndim të Nisyros me një thellësi prej 10 km.

Tërmeti i dytë u përqendrua 22 km në jugperëndim të Nisyros dhe kishte një thellësi fokale prej 7.7 km.

Marketing