Lëkundet San Siro, alarm për lëvizjen e stadiumit

Në kohën kur një tempull futbolli si stadiumi San Siro po diskutohet për t’u shembur e për t’i lënë vendin një impianti më modern për ekipet milaneze, vihet në diskutim siguria.
Në ndeshjen e javës së kaluar mes Interit dhe Atalantës, ekspertët kanë vënë re disa anomali që kanë bërë të shkaktohet alarmi.

Marketing

Stadiumi San Siro ka patur lëkundje serioze në kohën e mbipopullimit të tifozëve dhe momenteve të veçanta të ndeshjes, madje unaza e tretë e impiantit ka lëvizur me 5 centimetra. Inspektimet e vazhdueshme të Komunës së Milanos kanë evidentuar edhe në të kaluarën lëkundje dhe lëvizje serioze, por vetëm këtë herë po merret seriozisht, e si për ironi të fatit, kur Milan dhe Inter po projektojnë idenë e një stadiumi të ri.

Unaza e tretë e impiantit San Siro është thuajse bosh, pasi është e destinuar për tifozeritë mike që variojnë nga 5 deri në 2 mijë prezenca. Ky seksion hapet vetëm kur ka interesim të madh dhe hera e radhës do të jetë ajo mes Milan dhe Lacios në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Anomali të tilla në La Skalën e futbollit italian janë verifikuar edhe në koncertin e Vasko Rosit, vite më parë.

Marketing