Prokurorja Speciale Lençe Ristoska ka marrë edhe një funksion të ri, pasi është emëruar si prokurore e parë për lidhje në Njësitin për bashkëpunim gjyqësor mes BE-së dhe Maqedonisë (Eurojust).

Radio Evropa e Lirë njofton se Ristoska në këtë funksion është emëruar më 12 nëntor dhe sipas njoftimit, “emërimi i saj duhet të jep kontribut të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në fushën e të drejtës penale”.

Prokuroria për lidhje punon në gjyqësorin e vendeve anëtare të BE-së dhe duhet të lehtësojë hetimet për krimin e organizuar ndërkufitar, rastet e mashtrimeve, kontrabandës së drogave dhe transportimit të emigrantëve.

Eurojust marrëveshje të tilla ka nënshkruar me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.