Lënda “Thesari” vazhdon më 27 shtator

Gjykimi për furnizimin e pajisjes elektroniko-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për rastin “Thesari”, të Prokurorisë Publike Speciale vazhdon më 27 shtator me dhënien e dëshmive materiale.

Marketing

Prokuroria në seancën e sotme i prezentoi rreth 60 dokumente prej mbi 900 dokumenteve të propozuara si dëshmi materiale.

Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shef i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish-ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.

Prokurori Artan Ajro filloi me zbatimin e dëshmive materiale, për atë se “Finzi” ka pranuar para prej MPB-së me marrëveshje në vlerë prej mbi 124 milionë denarëve të dakorduara në vitin 2010, ndërsa e nënshkruar nga zëvendësministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe drejtuesi i “Finzi”, Vladimir Stajkoviq vëlla i të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq.

Në seancën e cila zgjati mbi katër orë janë prezentuar edhe Aneks marrëveshjet prej të cilave i pari është kontraktuar në vitin 2011 në vlerë prej mbi 49 milionë denarë dhe i dyti në vitin 2012 në vlerë prej tre milionë denarë, ndërsa të nënshkruara nga Popovski nga MPB dhe Kosta Kërpaç si drejtues i “Finzi”.

Sipas aktpadisë me marrëveshjen Buxheti i RM-së është dëmtuar për mbi 13 milionë denarë ndërsa me dy anekset për 13 milionë plotësues dhe 222 mijë denarë me çka shtetin e kanë dëmtuar për rreth 27 milionë denarë.

Marketing