Lëndë për refugjatët në fakultetin juridik

Studentët e fakultetit juridik “Justiniani i parë” në Shkup, gjatë studimeve të ciklit të dytë, do të kenë në dispozicion lëndën e re zgjedhore “Klinikë juridike për të drejtat e refugjatëve – Refugjatë, migrantë, persona pa nënshtetësi dhe kriza e të drejtave të njeriut.

Marketing

Fillimin e këtij projekti të përbashkët e zyrtarizoi nënshkrimi i marrëveshjes mes UNHCR–së dhe Fakultetit juridik.

“Sigurisht se më e rëndësishme është avancimi i njohurive të studentëve dhe kuptimi i tyre në tema rrjedhëse dhe të rëndësishme si të drejtat e njeriut nga njëra anë dhe nga ana tjetër gjendja me statusin dhe problemet e grupeve të mëdha dhe të rëndësishme si ajo e refugjatëve, migrantëve dhe personave pa nënshtetësi”,- tha dekani i fakultetit juridik, Goran Koevski.

“Studentët i vlerësojmë si bashkëpunëtorë të ardhshëm në rolin e personave që miratojnë vendime në bazë të statusit të refugjatëve apo në rolin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut”,-theksoi Dejan Klladarin nga UNHCR.

Në të ardhmen pritet që kjo lëndë zgjedhore të jetë pjesë edhe e fakulteteve të tjera.