Lëndët e PSP-së transferohen në Prokurorinë Publike

Dhjetë ditë para skadimit të mandatit të Prokurores Speciale Katica Janeva, e cila është e arrestuar në Burgun Shkup – Shkup si e dyshuar në rastin “Reket”, lëndën e PSP-së me autorizimin e saj janë transferuar në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Marketing

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale, njoftimin e Katica Janevës dje e parashtroi në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe siç njoftuan nga Prokuroria, pasi të shqyrtohen parashtrimet do të njoftohet edhe opinioni.

Me autorizimin Janeva i autorizon prokurorët e PSP-së t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV-së të gjitha lëndët që i ka kjo Prokurori Publike siç janë: lëndët penale në gjykim, në hetim dhe në procedurë para hetimore.

Mandati i PSP-së përfundon më 15 shtator. Statusi i ardhshëm i këtij institucioni duhet që të vendoset me ligjin e ri të PS-së i cili është në procedurë kuvendore, por për të pozita dhe opozita tani për tani nuk mund që të pajtohen.

Ministria e Drejtësisë do të bëjë konsultime se çfarë ndikimi do të ketë autorizimi i dhënë nga prokurorja speciale Katica Janeva që të gjithë lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Publike të RMV-së, ndaj negociatave për ligjin e ri për prokurori publike.

“Në gjithë periudhën deri më tani Ministria e Drejtësisë nuk komenton vendime gjyqësore dhe të prokurorisë, por në çfarëdo rasti duhet të bëjmë konsultime se çfarë ndikimi do të ketë kjo në dispozita të caktuara në ligjin rreth të cilit debatojmë dhe a duhet të ndryshohen ato”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, i cili është pjesë e grupit punues për ligjin e ri për ndjekjen penale, prokurorja special Katica Janeva si person në arrest nuk duhet të ketë ndonjë komunikim me institucionet ose me personelin që mund të ketë ndikim.

Kërkesa e Katica Janevës vjen para seancës së sotme të Komisionin të Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, në të cilën do të vendoset për shkarkimin e saj.