Në rrugën Prilep-Manastir, dje policët kanë hetuar veturën e tipit “opel omega” me targa nga Velesi e cila ka qenë e ngarkuar me dru për ngrohje.

Ata kanë tentuar që ta ndalojnë veturën, por shoferi e ka rritur shpejtësinë dhe pastaj ka lënduar dy zyrtar policor. Shumë shpejt pas kësaj ngjarje, vetura është ndaluar nga një patrullë tjetër e policisë, ku është konstatuar se është drejtuar nga B.J.(30) nga Prilepi.

Ai është arrestuar në Stacionin Policor në Prilep, ndërsa policët e lënduar janë dërguar në Spitalin në Prilep.

Kontroll në vendngjarje ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacionit të Policisë në Prilep. Nga ana e Prokurorit Publik. B.J. iu është caktuar masa e paraburgimit.