Lëndohen tre zjarrfikës në aksident trafiku

Tre zjarrfikës nga departamenti i zjarrfikësve të Shkupit janë plagosur në një aksident me makinë që ndodhi këtë mëngjes në lagjen Maxhari të Shkupit.

Marketing

Ata u transferuan menjëherë në Qendrën e Emergjencave pasi makina e tyre u përmbys.

Sipas informacioneve nga zjarrfikësit, ekipi duhej të ndërhynte në një zjarr në një shtëpi në fshatin Haraçinë. Për arsye të panjohura, makina e zjarrfikësve është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes po kryhet inspektim i aksidentit ndërsa dëmi do të përcaktohet më tej.

Marketing